Rodrygo dhe Vinicius nxirren në shitje

Futboll

Rodrygo dhe Vinicius nxirren në shitje

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 19:20
Rodrygo dhe Vinicius nxirren në shitje

Brazilianët Vinicius Junior dhe Rodrygo nuk kanë të ardhme te skuadra e Real Madridit, ka raportuar të martën “El Confidencial”.

Mësohet se drejtuesit e Realit, tashmë kanë vendosur të nxjerrin në shitje të dy brazilianët për të cilët po kërkojnë 100 milionë euro dëmshpërblim.

Si Vinicius ashtu edhe Rodrygo nuk kanë arritur të dëshmojnë veten te Real Madridit dhe për këtë arsye pritet të largohen. Vinicius 20-vjeçar, i është bashkuar Realit në vitin 2018 nga Flamengo për 45 milionë euro derisa edhe për Rodrygon 19-vjeçar, madrilenët i kanë paguar të njëjtën shumë Santosit për ta transferuar në vitin 2019. Vinicius këtë sezon ka tri gola e po aq asistime në 18 paraqitje derisa Rodrygo në 16 ndeshje ka realizuar një gol dhe ka asistuar gjashtë herë.

Që të dy kanë kontrata me Realin deri në vitin 2025. Interesim për dy brazilianët kanë treguar ekipet nga Premier League, si Manchester Unitedi, Arsenali e Tottenhami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat