Solskjaer flet për të ardhmen e Pogbas

Futboll

Solskjaer flet për të ardhmen e Pogbas

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 13:30
Solskjaer flet për të ardhmen e Pogbas

E ardhmja e Paul Pogba akoma është në dyshim, nuk dihet nëse do të vazhdoj apo jo te Manchester United.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer tha për ESPN se bashkëlojtarët e Pogbas mund ta bindin francezin të qëndrojë në “Old Trafford”.

Në anën tjetër, menaxheri i lojtarit, Mino Raiola ka thënë publikisht që mesfushori do të largohet ose këtë verë ose kur të mbaroj kontrata e tij në 2022.

Ndërsa, Ole beson se me fitimin e trofeve në klubin e tij, Pogba edhe mund të vazhdoj akoma.

“Pogba ka qenë me ne për një kohë të gjatë dhe sigurisht që ai sikurse ne dëshirojmë fitimin e më shumë trofeve”, u shpreh ai.

Ndeshja e ardhshme e Manchester United do të jetë kundër Everton sonte me fillim nga ora 21:00, Pogba pritet të startoj nga fillimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat