Llullaku afër transferimit te skuadra e madhe shqiptare

Futboll

Llullaku afër transferimit te skuadra e madhe shqiptare

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 14:00
Llullaku afër transferimit te skuadra e madhe shqiptare

Azdren Llullaku pranon në një bisedë ekskluzive për “Panorama Sport” bisedimet me Vllazninë.

Sulmuesi kosovar që luan në Ligën e Dytë rumune me Konkordia Chiajna, ka theksuar se është i gatshëm të negociojë me shkodranët, por nga ana tjetër, ka bërë të ditur se është nën kontratë me klubin ku luan, teksa gjatë kësaj pjese të parë të sezonit ka shënuar 4 gola në 14 takime të luajtura.

“Po, është e vërtetë që më kanë kontaktuar përmes menaxherit nga klubi i Vllaznisë. Ka pasur një interesim prej tyre dhe janë munduar të më kontaktojnë. Unë jam aktualisht nën kontratë me klubin e Konkordias. Megjithatë, nëse ka një interesim të madh, serioz dhe konkret, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat. Me këtë dua të them se nëse do të ketë biseda korrekte dhe të drejtpërdrejta në vazhdim, jam i gatshëm të komunikoj”, ka thënë Llullaku për gazetën gjatë së martës.

Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se kjo nuk është hera e parë që sulmuesi kosovar futet në bisedime me ekipet e Superiores. Vetëm pak muaj më parë ka qenë pranë akordit me Kukësin, por në momentet e fundit marrëveshja u prish për kohëzgjatjen e kontratës dhe Llullaku zgjodhi të rikthehej në Rumani.

Në të kaluarën ka pasur oferta nga Partizani dhe Flamurtari, por pavarësisht kësaj, asnjëherë nuk ka pranuar të vijë në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat