Casillas thyen heshtjen

Futboll

Casillas thyen heshtjen

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 23:27
Casillas thyen heshtjen

Iker Casillas ka folur për herë të parë për zëvendësimin që iu bë në botërorin e 2014. Ai u la në stol dhe si titullar u aktivizua David De Gea. Iker pranon se ka qenë shumë i zhgënjyer nga Del Bosque.

“Mendoj se disa prej nesh e kanë fituar të drejtën, minimalisht, t’i thuhet se nuk do të jenë më pjesë e skuadrës.

Pasi kam punuar 8 vite me Vincenten, pa harruar 4 vite në Madrid, më ka njohur që 9 vjeç, minimalisht duhej të më shpjegonte dhe pse mund të mos isha dakord.

“A rerfuzova të luaj me Kroacinë në Euyro 2016? Mirë, kur më pyetën, u thashë se gjëja më e mirë që duhej të bënin ishte të vazhdonin me David De Gean.

Nuk e shihja veten gati të luaja ndeshjen e tretë. Nëse fitonim, shkonim në një anë të grupit, nëse jo në pjesën tjetër. Fatmirësisht i thashë jo, sepse ne humbëm 2-1”, – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat