Të qëndrojë apo të largohet nga Liverpooli – Wijnaldum vendos këtë javë për të ardhmen e tij

Futboll

Të qëndrojë apo të largohet nga Liverpooli – Wijnaldum vendos këtë javë për të ardhmen e tij

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 23:06
Georginio Wijnaldum

Georginio Wijnaldum pritet që në këtë javë të përcaktohet për të ardhmen e tij te Liverpooli.

Mesfushori holandez ende nuk e di se ku qëndron e ardhmja e tij, pasi tashmë ka ofertën e The Reds në tavolinën.

Jurgen Klopp nuk dëshiron që lojtari të largohet nga Anfield Road, pasi llogaritë në shërbimet e tij, mirëpo gjërat duken ndryshme.

Wijnaldum është i joshur nga interesimi i Barcelonës, pasi këta të fundit tentuar transferimin e tij në këtë verë.

Por, mesfushori ende nuk e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë, derisa në këtë javë pritet të mësohet e ardhmja e tij, raporton Sky Sports.

Ronald Koeman po tenton të bind bashkëkombësin e tij që t’i bashkohet në Camp Nou, pasi kishin kaluar mirë së bashku në kombëtaren e Holandës.

Kjo javë do e përcaktojë të ardhmen e Wijnaldumit që me shumë gjasë mund t’i bashkohet Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat