Rog operohet

Futboll

Rog operohet

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:17
Rog operohet

Mesfushori kroat i Cagliarit, Marco Rog ka pësuar një dëmtim të rëndë, pasi ka këputur ligamentet e kryqëzuara të gjurit dhe do t’i nënshtrohet një operacioni nesër në gjermani.

Lajmi është dhënë nga mediat italiane, të cilat nënvizojnë se duke qenë se për dëmtime të tilla duhen minimalisht 6 muaj për t’u rikuperuar, mund të thuhet se Rog ka mbyllur para kohe sezonin.

Në këtë situatë, trajneri Di Francesco pritet t’u kërkojë drejtuesve të Cagliarit të këmbëngulin për transferimin e Radja Nainggolan në Sardenjë, pasi belgu shihet si futbollisti ideal që mund të zëvendësojë kroatin në formacion.

Në verë Interi refuzoi ta japë në huazim mesfushorin belg, ndërsa tani situata ka ndryshuar, pasi Nainggolan ka luajtur shumë pak minuta me Conten në pankinë, ndaj edhe zikaltrit kanë prioritet sistemimin e tij në një tjetër klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat