”Tigri” i kundërpërgjigjet Plisave

Futboll

”Tigri” i kundërpërgjigjet Plisave

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 20:51
”Tigri” i kundërpërgjigjet Plisave

Ish-prijësi i tifozërisë ”Plisat”, Albert Kastrati, ka reaguar pas akuzave që iu bën pikërisht nga tifozët kryeqytetas për vjedhjen e 12 mijë eurove gjatë ndihmave pas tërmetit në Shqipëri.

I njohur me nofkën ”Tigri”, Kastrati ka reaguar duke mohuar se ka vjedhur paratë që po pretendohet nga ”Plisat”.

Ai e ka shpjeguar gjithë atë që ka ndodh përmes një statusi në Facebook, duke thënë se askush nuk mund t’ia humb mundin e 20 viteve për ”Plsat”.

Statusi i plotë, pa asnjë ndërhyrje:

”Ky vërtetim është qe ne vitin 2007 pata marr kredit për Fanclub Plisat ku kemi bo dukca maica e shumë sene tjera për mi shit, ne vler prej 8000 mi euro, në at kohë pata ra burg një vit e gjys, kur koka dal nuk kom gjet kurrgjë, as karrikat le mo ma shum[ , tash t’ju kthemi temës. Paret un si kom vjedh se sun i vjedh prej banke paratë veç i kam tërhek për shumë arsyeje.

Kushtrim Ramadani dijet qe ditën ku janë grumbullua u nzin tu vjedh, nuk po e zgjati ma shumë e din shumica për kët sen. 

Masi u qetësu gjendja, ai çdo dit ka lyp për me ja qit konton në emër te vetin edhe tjerave, fundi i ka ardh kur ai me grua te vet me kanë thënë me çel një shitore dhe me punu gruja e ti për këta kom dëshmitar e din edhe ai.

Un paret ja kom dhanë 5000 euro kurse tjerat kom than mas vitit te ri se kom probleme me bankë. Kështu qe kërkush sun ma hup munin tem për 20 vjet Plisa, unë veç qira te fanclubit kom pagu vet pa me nimu kërkush per 5 vjet ka 300 euro un shumë raste , autobusat qe janë thye i kom pagu vet me pare te babës tem sa që e kom qit dy gjujt për Plisa kështu që spo e zgjati shumë me kallzu çka kom bo qe e dini krejt, çka dmth 5000 euro i kanë marr para dy muaj qe skanë kallzu këtu edhe tjerat i marrin deri sa ti rregulloj punët me bankë.

Veç nje sen di me than qe shumë i kom dhanë Prishtinës edhe Plisave se kurrë kurgjo si kom marr dikujt munet me thënë që letra koka në vitin 2020 unë për këtë sen koka probleme me gjyqe prej vitit 2010 kurr se kom përmend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat