Telashe për Barcelonën

Futboll

Telashe për Barcelonën

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 11:58
Telashe për Barcelonën

Barcelona nuk shkoi përtej barazimit 1:1 ndaj Eibarit në “Camp Nou” dhe mbeti 7 pikë larg kreut, që mbahet nga dy klubet e Madridit, Atletico e Real, megjithatë dëmtimi i Philippe Coutinhos ishte një tjetër ngjarje e keqe për katalanët mbrëmjen e djeshme.

Fantazisti brazilian pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore sot, për të parë shkallën e dëmtimit, por paraprakisht dyshohet për një tërheqje në meniskun e gjurit të majtë.

Nëse gjithçka do të konfirmohet, atëherë braziliano do të detyrohet t’i nënshtrohet operacionit në gju dhe sezoni për të mund të quhet i mbyllur para kohe, pasi në raste të tilla nevojiten 6-8 muaj kohë për t’u rikuperuar plotësisht.

Prishen kështu planet e merkatos për drejtuesit e Barçës, që synonin të sponsorizonin afrimet e reja me shitjen e Coutinhos, pasi ky i fundit kishte oferta të shumta nga klube angleze si Arsenal e Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat