Seedorf stërvitet me Van Dijk

Futboll

Seedorf stërvitet me Van Dijk

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 19:16
Clarence Seedorf dhe Virgil van Dijk

Ish ylli i Interit dhe Milanit, Clarence Seedorf është stërvitur me të lënduarin dhe kapitenin e Holandës, Virgil van Dijk dhe është “i lumtur me përkushtimin” e mbrojtësit të Liverpoolit

Seedorf ka postuar një fotografi të tij dhe Van Dijk, i cili këputi ligamentet e kryqëzuara në gju në tetor në një palestër dhe ka thënë se është i mahnitur me përkushtimin e mbrojtësit të Holandës.

Van Dijk ka lënduar në tetor ligamentet dhe është që disa muaj jashtë fushave.

“Ju bashkova kapitenit Virgil van Dijk në stërvitje sot”, shkroi ai. “I lumtur me përkushtimin e tij dhe punën e madhe që të kthehet më i fuqishëm dhe më i mirë se dikur”.

“Në të tilla udhëtime, qetësia dhe fokusi janë çelësi i suksesit”.

Seedorf ka fituar dy Liga të Kampionëve me MIlanin dhe ka fituar dy herë me të njëjtën skuadër edhe Serie A. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat