Thiago ka një mesazh për tifozët e Liverpoolit

Futboll

Thiago ka një mesazh për tifozët e Liverpoolit

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 23:13
Thiago Alcantara

Pavarësisht nga zhgënjimi i Reds, kishte arsye edhe për optimizëm pas kthimit të Thiagos. Ky i fundit vlerësohet të ketë cilësi shumë të mira në fushë dhe do të jetë sipas gjitha gjasave në formacionin startues nga ndeshja e ardhshme.

Thiago Alcantara u ka dërguar një mesazh tifozëve të Liverpoolit pas barazimit pa gola ndaj Newcastle United.

Mesfushori i The Reds u rikthye nga lëndimi dhe u inkuadrua nga banka në ndeshjen e fundit të këtij viti.

Megjithatë, vëmendjen në këtë ndeshje e mori të gjithën portieri Karl Darlow, pas disa pritjeve të jashtëzakonshme.

Dhe pas ndeshjes, ish-ylli i Bayern Munich u dërgoi një mesazh mbështetësve së Liverpool.

Ai shkroi në Twitter: “Kthehem përsëri në fushë. Koha për të ecur përpara. Lart të kuqtë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat