Manchester United do të zhvillojë ndeshjen kundë Aston Villa në kuadër të xhiros së 17-të të Premierligës.
Manchester United dhe Aston Villa do të ndeshen në kuadër të xhiros së 17-të të Premierligës, aktualisht skuadrat janë në formë të mirë.
United qëndron në vendin e dytë në tabelë me 30 pikë total, tre pikë më pak se lideri Liverpool i cili ka 33 pikë gjithsej, ‘Red Devils’ ia arritën të rikthejnë formën optimale ku nuk dinë për humbje në 12 ndeshjet e fundit, përkatësisht nga humbja turpëruese ndaj Tottenham Hotspur ndeshje të cilën Manchester e humbi me rezultat 6-1.
Aston Villa qëndron në pozitën e pestë me 26 pikë gjithsej, ekipi nga Birmingham po shkëlqen këtë sezon me kapitenin, Jack Grealish dhe Ross Barkley të cilët janë faktorët kryesorë për formën e mirë të Aston Villas.
Në pesë ndeshjet e fundit, Aston Villa ka tre fitore dhe dy barazime.
Formacionet zyrtare të klubeve.:
Manchester United: De Gea, Bailly, Maguire, Pogba, Martial, Rashford, Fred, Fernandes, Shaw, Wan-Bissaka, McTominay.
Aston Villa: Martinez, Cash, Mings, Konsa, Targett, McGinn, Douglas Ruiz, Traore, Grealish, El Ghazi, Watkins.