Lucas Vazquez: Rinovimi i kontratës nuk varet nga unë

Futboll

Lucas Vazquez: Rinovimi i kontratës nuk varet nga unë

Më: 2 janar 2021 Në ora: 23:26
Lucas Vazquez

Futbollisti i Real Madrid, Lucas Vazquez, duke folur në intervistë pas ndeshjes ndaj Celta Vigos, ndeshje të cilën Reali e fitoi me rezultat 2 – 0, ka folur për të ardhmen e tij.

Real Madrid ka triumfuar me rezultatin 2 – 0 ndaj Celta Vigo, për tu ngjitur në vendin e parë të La Ligas, por protagonisti kryesor i ndeshjes ishte Lucas Vasquez.

Lucas shënoi golin e parë dhe gjithashtu i dhuroi Asensios një asistim në golin e dytë të Realit.

Spanjolli foli edhe për të ardhmen e tij në intervistën pas lojës.

‘Jam i lumtur me paraqitjen dhe fitoren, pas ndeshjes ndaj Elche duhej të reagonim me agresivitet’, tha ai.

‘Rinovimi i kontratës? Nuk varet vetëm nga unë, nuk e di por do shohim çfarë do të ndodhë’, deklaroi Lucas.

‘Ndërrimi i pozitës time në fushë? Nuk ka rëndësi se ku luaj, jam i lumtur për mundësinë që më ka dhënë trajneri’, përfundoi Lucas Vazquez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat