Mamaja e ylli të Serie A: Kemi frikë se duan t’i shkatërrojnë karrierën

Futboll

Mamaja e ylli të Serie A: Kemi frikë se duan t’i shkatërrojnë karrierën

Më: 3 janar 2021 Në ora: 11:34
Mamaja e ylli të Serie A: Kemi frikë se duan t’i shkatërrojnë karrierën

Ka zbuluar se do të bëhet baba pas fundit të një historie dashurie.

Nicolo Zaniolo nuk po kalon një situatë të lehtë në aspektin personal. Mesfushori i Roma-s duhet të menaxhojë një situatë të komplikuar pas fundit të marrëdhënies me të fejuarën Sara.

Mamaja e lojtarit, Francesca Costa, ka shprehur mendimin e saj për Radio Radio:

“Nuk është e vërtetë se Sara është përzënë nga shtëpia, është larguar pasi është ndarë me Nicolo sepse shtëpia ishte e djalit tim”.

“Nicolo do të kujdeset për fëmijën, por nuk e do më vajzën. Kur na ka telefonuar për të na e thënë, ishte i dëshpëruar, qante, thoshte se kishte nevojë për ne. Kemi shkuar menjëherë nga La Spezia në Romë”.

Për sa i takon lidhjes aktuale të djalit të saj:

“Nuk jemi dakord me lidhjen me një grua pak më të vogël se unë. Po kërkojmë ta bëjmë të arsyetojë. Kemi frikë se dikush do t’i shktaërrojë karrierën dhe provojmë ta ndjekim 24 orë në ditë. Nuk është një djalë i lehtë për t’u kontrolluar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat