Kean ka bindur drejtuesit e PSG

Futboll

Kean ka bindur drejtuesit e PSG

Më: 4 janar 2021 Në ora: 12:30
Moise Kean

Sulmuesi italian i Paris Saint-Germain, Moise Kean, ka bindur drejtuesit e klubit parisien për blerjen përfundimtare të tij.

Sipas “Tuttomerkatoweb.com”, transferimet e PSG, Rafinha, Alessandro Florenzi dhe Moise Kean kanë qenë lojtarë të rëndësishëm që nga ardhja e tyre në Paris. Por, më i dalluari nga ta, ishte Kean, italiani ka bindur drejtuesit e PSG për blerjen e tij, por problemi qëndron se huazimi i tij nga Everton është vetëm huazim i thjeshtë pa të drejtë blerje.

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, është vënë në lëvizje për të arritur një marrëveshje me Everton sipas “SkySports”, thuhet se klubet janë gati të arrijnë marrëveshje që kap vlerën rreth 34 milionë euro për transferimin e përhershëm të italianit në “Parc des Princes”.

Kean këtë sezon, ka regjistruar 11 paraqitje në Ligue 1 dhe ka shënuar shtatë gola për klubin parisien.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat