Rashica plot “buzëqeshje” pas rikthimit nga lëndimi

Futboll

Rashica plot “buzëqeshje” pas rikthimit nga lëndimi

Më: 5 janar 2021 Në ora: 17:05
Milot Rashica

Milot Rashica është thënë sot se do të rikthehet në fushë pas 10 ditëve, por sot ai ka filluar stërvitjet e plota me skuadrën

Sulmuesi ishte i lënduar për më shumë se një muaj dhe ka qenë duke u rikuperuar nga lëndimi në kofshën e këmbës së majtë të tij.

Rikthimin e tij e kishte konfirmuar për mediat gjermane drejtori sportiv i Bremenit që tha se mund të rikthehet nga lëndimi pas 10 ditë kundër Augsburgut.

“Ne do t’ia intensifikojmë ushtrimet në ditët në vazhdim”, theksoi drejtori sportiv i klubit gjerman, Frank Baumann për mediat gjermane.

“Kundër Augsburgut”, Miloti mund të jetë kandidat për t’u rikthyer”, ka shtuar ai.

Tani në rrjetet sociale ka reaguar vetë Miloti i cili është dukur i lumtur me rikthimin e tij.

“Kjo buzëqeshje i thotë të gjitha. Kthehem në skuadër”, ka shkruar ai derisa shihet në stërvitje me skuadrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat