Solskjaer i përgjigjet Kloppit: Nuk kam kohë të merrem me këto gjëra!

Futboll

Solskjaer i përgjigjet Kloppit: Nuk kam kohë të merrem me këto gjëra!

Më: 6 janar 2021 Në ora: 08:21
Solskjaer dhe Klopp

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Ligës kundër Manchester City, Solskjaer u pyet për deklaratën e Jurgen Klopp në lidhje me penalltitë e akorduara në favor të Manchester United.

“Manchester United ka pasur më shumë penallti në favor të tyre në dy vitet e fundit sesa Liverpool prej që kur kam mbërritur në Angli,” tha trajneri gjerman pas humbjes ndaj Southampton.

A është ky një fakt? “Ndoshta”, filloi duke thënë Solskjaer.

“Dhe kjo është përgjigjja ime: Është një fakt që kemi më shumë penallti sesa ata. Unë gjithashtu nuk llogaritja sa penallti kishte Liverpool. Nëse ata duan të humbin kohë duke numëruar … Unë nuk e humbas kohën në të.”

“Unë nuk mund të flas për trajnerët e tjerë, pse ata thonë disa gjëra,” vazhdoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat