Futbollisti nga Kosova largohet nga Skënderbeu

Futboll

Futbollisti nga Kosova largohet nga Skënderbeu

Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:10
Futbollisti nga Kosova largohet nga Skënderbeu

Talenti nga Kosova, Drin Govori nuk do të jetë pjesë e Skënderbeut të Korçës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë futbollisti që ka njoftuar përmes llogarisë së tij në “Facebook”.

Govori do të largohet nga ish-kampionët e Shqipërisë me një marrëveshje të dyanshme.

Ai ka falenderuar në veçanti qytetarët e Korçës që sipas tij i dhanë përkrahje.

Ndryshe, Drin Govori ka qenë pjesë e kampionatit të Kosovës dhe ka djerësitur fanellat e 2 Korrikut, Vushtrrisë, Dritës e KEK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat