Shkëndija po përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit

Futboll

Shkëndija po përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit

Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:42
Shkëndija po përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit

Shkëndija nga Tetova ka realizuar grumbullimin e parë në vitin e ri, duke shënuar startin e fazës përgatitore.

Skuadra realizoi grumbullimin e parë dhe pasi futbollistët u njoftuan me planprogramin për fazën përgatitore edhe zyrtarisht kemi nisur aktivitetet që në start parashohin matjet dhe testimet për vlerësimin e gjendjes momentale të çdo lojtarit.

Si zakonisht, ditët e para skuadra do të kryejë ekzaminimet e zakonshme, ndërsa më pas do të vijohet me punën në terren, fillimisht me akcentin e vendosur në përgatitjen fizike dhe kondicionale.

Pjesë e Shkëndijës në pranverë nuk do të jetë mbrojtësi i djathtë Arlind Aliti, i cili jepet 6 muaj huazim të KF Renova.

Pas pjesës së parë të fazës përgatitore që do të zhvillohet në Tetovë, kuqezinjtë nga 24 janari do të qëndrojnë në Antalia të Turqisë për fazën e dytë dhe kryesore të përgatitjeve ku mes tjerash do të zhvillohen edhe katër ndeshje kontrolluese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat