Asani me fjalë prekëse: Lamtumirat janë të vështira

Futboll

Asani me fjalë prekëse: Lamtumirat janë të vështira

Më: 7 janar 2021 Në ora: 18:39
Asani me fjalë prekëse: Lamtumirat janë të vështira

Jasir Asani i ka prekur të gjithë me një postim të tij, kushtuar Besnik Feratit, i cili ditën e sotme mbylli bashkëpunimin me Partizanin.

Në postimin e tij, Asani shfaqet i prekur për këtë largim të mesfushorit dhe shokut të tij njëkohësisht, duke thënë më tej se është i bindur se në të ardhmen do të arrijë suksese. Gjithashtu Asani në fjalët e tij thotë se në një të ardhme do të jetë përsëri bashkë me Feratin.

“E kisha menduar se do të ishte e vështirë, megjithatë jam i bindur se me sukseset e tua ty do të ndjej më afër se kurrë. Gjithmonë lamtumirat janë të vështira, por kjo e jotja është vetëm një mirupafshim. Suksesi është i lidhur me veprimin dhe një djalë si ty asnjëherë nuk do të qëndrojë në vend.

Kam shumë fjalë për të thënë sepse një kampion si ty vetëm si i tillë përcillet.

Një ditë do të jemi sërish së bashku. Mos u ndal kurrë drejt rrugës së suksesit, nuk je nga ata që je mësuar me situata të lehta, por vështirësitë e mëdha do të çojnë gjithmonë drejt majës. Faleminderit për gjithçka dhe sa më shumë sprint drejt më të mirës!”, shkruan Asani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat