Chelsea i bashkohet garës për Upamecano

Futboll

Chelsea i bashkohet garës për Upamecano

Më: 9 janar 2021 Në ora: 16:22
Dayot Upamecano

Skuadra angleze Chelsea, thuhet se ka hyrë në garë për nënshkrimin e mbrojtësit të RB Leipzig, Dayot Upamecano.

Sipas “Daily Mail”, “The Blues” kanë ndryshuar planet për nënshkrimin e lojtarëve dhe janë në kërkim të një mbrojtësi.

Tani, ata kanë identifikuar mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano, i cili është i kërkuar nga klubet evropiane. Sipas artikullit, thuhet se londinezët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 40 milionë euro për mbrojtësin francez.

Mbetet të shihet se ku mund të përfundojë mbrojtësi i talentuar, por nëse do të aterronte në Londër, atëherë do të ishte një shtysë e madhe për menaxherin e Chelsea, Frank Lampard, i cili po kërkon të përmirësojë mbrojtjen pas rezultateve negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat