Skuadrat e mëdha në ndjekje të talentit Mikkel Damsgaard

Futboll

Skuadrat e mëdha në ndjekje të talentit Mikkel Damsgaard

Më: 10 janar 2021 Në ora: 11:51
Mikkel Damsgaard

Sampdoria mund të mbetet pa njërin nga lojtarët e saj më të mirë këtë edicion.

Sulmuesi i talentuar danez, Mikkel Damsgaard është bërë objektiv i katër skuadrave të mëdha evropiane.

20-vjeçari u bashkua me Sampdorian në verën e vitit 2020 dhe ka bërë paraqitje mjaftë të mira.

Kjo ka bërë që ekipet e mëdha italiane si Inter, Milan dhe Juventus të vihen pas tij.

Përpos ekipeve të mëdha italiane, interesim për sulmuesin anësorë ka shprehur edhe Tottenham Hotspur.

Sampdoria e transferoi lojtarin për 6,5 milionë euro, ndërsa tani synon që ta shes tre fish më shumë.

Damsgaard këtë edicion ka realizuar dy gola në Serie A dhe ka kontribuar me tre asistime të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat