Jo vetëm Rapidi i Vjenës për shqiptarin

Futboll

Jo vetëm Rapidi i Vjenës për shqiptarin

Më: 10 janar 2021 Në ora: 12:30
Jo vetëm Rapidi i Vjenës për shqiptarin

Jo vetëm Rapidi i Vjenës për shqiptarin, zbulohet skuadra që është gati ta transferojë Muçin që në janar!

Nuk janë vetëm skuadra austriake, zvicerane që kërkojnë Ernest Muçin. Dinamoja e Zagrebit gjithmonë e ka mbajtur nën vëzhgim sulmuesin e Tiranës, ndërsa Osijeku e kërkon ta marrë që këtë janar.

Duke pasur parasysh lidhjet që kanë menaxherët e lojtarit, Muçi është në alternativë për te Osijeku.

Klubi kroat mund të plotësojë dëshirat e Tiranës dhe të paguajë më shumë se 500 mijë euro për kartonin. Gjithsesi, për një transferim të mundshëm duhet të presim deri në fund të janarit ku do të saktësohet çdo detaj rreth largimit të lojtarëve nga klubi bardheble.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat