Odegard dhe Valverde janë të ‘ngrirë’ nga Zidane që disa ndeshje

Futboll

Odegard dhe Valverde janë të ‘ngrirë’ nga Zidane që disa ndeshje

Më: 11 janar 2021 Në ora: 19:11
Martin Odegaard dhe Fede Valverde

Lajmet jo edhe aq pozitive janë duke e përcjellë Real Madridin në kohët e fundit ehe pse kanë shkuar nëntë ndeshje pa u mposhtur, derisa barazuan me Elchen dhe Osasunan.

Sidoqoftë, Martin Odegaard dhe Fede Valverde janë duke hasur në vështirësi në takimet e fundit, pasi Zinedine Zidane nuk po u ofron shumë minuta lojë.

Suedezi nuk ka luajtur për asnjë minutë që nga humbja ndaj Shakhtarit në Ligën e Kampionëve, e që kanë kaluar nëntë ndeshje.

Odegaard kishte startuar në ndeshjen kundër Real Sociedadit dhe Betisit, mirëpo më pas kishte disa lëndime të njëpasnjëshme.

Në anën tjetër, Valverde kishte 30 paraqitje në të gjitha garat në edicionin e kaluar, por në këtë edicion ka startua vetëm në 11 prej tyre dhe asnjë nga periudha e Krishtlindjeve.

Dyshja duket se ende nuk e kanë besimin e Zidanes dhe duhet të punojnë më shumë në stërvitje për t’u rikthyer si titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat