Lajm i mirë për Napolin, rikthehet Mertens

Futboll

Lajm i mirë për Napolin, rikthehet Mertens

Më: 11 janar 2021 Në ora: 23:08
Dries Mertens

Sulmuesi i Napolit, Dries Mertens mund të rikthehet në ndeshjen e radhës kundër Empolit.

Sipas Radio Kiss Kiss, belgu është stërvitur me skuadrën dhe ndoshta do këtë disa minuta ndaj Empolit në Kupën e Italisë.

Thuhet se plani i Napolit është që t’i jap disa minuta pastaj ta vendos titullarë kundër Fiorentinas.

Në këtë mënyrë Napoli mund ta këtë Mertensin në formë për Superkupën e Italisë kundër Juventusit që zhvillohet me 20 janar.

Mertens ka luajtur 11 ndeshje në Seria A këtë edicion duke kontribuar me katër gola dhe gjashtë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat