Talenti Fitor Rexhepi pranë largimit nga Vardari, disa skuadra hidhen në aksion

Futboll

Talenti Fitor Rexhepi pranë largimit nga Vardari, disa skuadra hidhen në aksion

Më: 14 janar 2021 Në ora: 18:27
Talenti Fitor Rexhepi pranë largimit nga Vardari, disa skuadra hidhen në aksion

Skuadra e Vardarit nga Shkupi me 15 janar (nesër) kishte caktuar fillimin e përgatitjeve për sezonin pranveror, por për shkak të gjendjes tepër të vështirë financiare, grumbullimi i parë është prolonguar, shkruan News-TV.

Duke pasur parasysh se e ardhmja e klubit nuk dihet, disa futbollistë janë larguar, ndërsa disa prej tyre kanë paralajmëruar largimin.

Në mesin e atyre që po mendon të largohet është edhe supertalenti Fitor Rexhepi.

Mesfushori 20-vjeçar nga Kumanova, edhe pse ka kontratë edhe dy vite me Vardarin, me shumë gjasa do të braktisë skuadrën.

Ndërkohë, situatën e Fitor Rexhepit po e vëzhgojnë me shumë kujdes disa klube vendore në vendin tonë, por edhe jashtë Maqedonisë së Veriut.

Mësojmë se për majtakun e rrezikshëm janë të interesuara edhe disa skudra të njohura të Superligës së Kosovës.

Do të jetë me fat ajo skuadër që do ta ketë në radhët e tij ‘xhevahirin’ e futbollit, Fitor Rexhepi.

Kush do të përfitojë nga largimi eventual i supertalentit të ligës së parë do të shohim në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat