Khedira drejt largimit nga Juventus, në bisedime me Dortmundin

Futboll

Khedira drejt largimit nga Juventus, në bisedime me Dortmundin

Më: 14 janar 2021 Në ora: 19:20
Sami Khedira

Sami Khedira pritet të largohet nga Juventusi pas pesë viteve e gjysmë të kaluara në Torino.

Mesfushori gjerman ka mbetur jashtë fushave për disa muaj, ndërsa është futur në vitin e fundit të kontratës me Zonjën e Vjetër.

33-vjeçarim ka kaluar lëndimin dhe tanimë është vërshuar nga oferta, kryesisht nga kampionati gjerman.

Borussia Dortmund po shihet si skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e lojtarit pasi tanimë kanë biseduar me agjentët e tij.

Sport Bild ka raportuar se bisedimet janë duke shkuar mirë dhe brenda janarit mund të kemi zyrtarizimin e Khediras te Dortmundi.

Reprezentuesi gjerman tani do të zgjidhë me marrëveshje të dyanshme kontratën me Juventusin, kontratë e cila skadon në qershor të këtij viti.

Interesim për gjermanin kanë shprehur edhe VFB Stuttgart e RB Leipzig në Bundesliga, si dhe West Ham United e Everton në Ligën Premier, por dëshira e tij është të vesh fanellën e Dortmundit ku do të zëvendësojë të lënduarin Axel Witsel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat