Të gjitha dobësitë e Real Madridit, sidomos në sulm

Futboll

Të gjitha dobësitë e Real Madridit, sidomos në sulm

Më: 14 janar 2021 Në ora: 19:50
Foto Ilustrim

Real Madridi ka kaluar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve derisa të gjithë mendojnë që ata nuk kanë gjasë ta fitojnë këtë garë sidomos për shkak të fuqisë së tyre sulmuese ku rivalët e tyre janë shumë më të fortë

Karim Benzema është i vetmi sulmues që Zinedine Zidane i beson kurse sulmi i Real Madridit është edhe më i vogël pasi Luka Jovic u largua si i huazuar zyrtarisht në Eintracht Frankfurt.

Eden Hazard dhe Marco Asensios ju kërkohet që të bëjnë më shumë se duhet derisa skuadra nuk ka shënuar mjaftueshëm gola sivjet. Ende nuk ka një prani të qartë, të përcaktuar, qendrore siç ishte në kohën e Cristiano Ronaldos.

Gazeta Marca ka analizuar 16 skuadrat e mbetura në Ligën e Kampionëve dhe Zidane ka skuadrën me numrat më të këqij, gjë që është vështirë të besohet në shikim të parë.

Treshja, Benzema, Asensio dhe Vinicius Junior ka shënuar vetëm 16 gola, e cila është e dyta më e dobëta nga 16 skudrat e mbetura.

“Ata nuk janë skuadër e dobët, ata sulmojnë dhe krijojnë shumë shanse, ata kanë Bezeman i cili udhëheq skuadrën dhe shënon shumë, por ai ka nevojë që edhe shokët e tij të skuadrës të shënojnë”, ka shpjeguar Paco Jemez.

“Gjithçka varet nga Benzema. Është e vështirë nëse ju nuk e keni Cristianon, Haalandin, Lewandowskin apo Messi, është e vështirë të shënon gola ashtu sikurse skuadra kishte shënuar më parë”.

“Atleti, Barcelona, Juventus dhe PSG kanë sulmin më të mirë se Madridsi, golat e skuadrës që nuk janë shënuar nga sulmuesit e tyre dhe ato nuk kanë nevojë që ta transferojnë askënd”.

Kalimi i Luis Suarez në Los Colchoneros i ka dhënë një dimension të ri sulmit të tyre, derisa Haaland mbetet njeri prej sulmuesve më të mirë në Europë para golit që prej Cristiano Ronaldos.

Në një kohë ku tridentët sulmues janë tmerrësisht të shtrenjtë, ka ende nevojë për një figurë qendrore që të jetë brenda skuadrës dhe të cilin Los Blancos nuk e kanë.

Benzema ka qenë sensacional prej që u largua Ronaldo nga klubi dhe çdo lavdatë shkon për të por ai është më i mirë kur krijon shanse dhe sjell mbrojtjen rreth tij me lëvizje, transmeton GazetaExpress.  

Nëse Los Merengues do ta kishin Haaland bashkë me Bezeman do të shikonit se çfarë skuadre e mirë do të ishin, ata devinitivisht do të ishin garues në çdo fron, edhe në Ligën e Kampionëve.

Komentatori i Radio Marca, David Fernandez ka dhënë detaje se si treshja e sulmit të Bayern Munich ishin spektakular më shumë për shkak prezencës se Robert Lewandowskit i cili krijonte hapësira për sulmuesit e tjerë.

“Bayern Munich janë më të mirët jo për shkak të numrave të Lewandowskit, por po ashtu edhe për shkak të alternativave në krah si Sane, Coman dhe Gnabry”, ka shpjeguar Fernandez. “Kush mund të luajë më mirë se ta”.

Për të blerë këta gola shënuar është e vështirë aq më pak për shkak të impaktit kundër pandemisë së koronavirusit.

Florentino Perez është duke u përpjekur për të reduktuar pagat dhe shpenzimet në Real Madrid dhe nëse ju kërkoni Haaland për shembull, nuk ka asnjë mënyrë që ata të nënshkruajnë me dikë mbi 100 milionë euro, kur ai e ka këtë vlerë.

Kështu që, për momentin, Los Merengues duhet të mbështeten me atë çfarë kanë për të kaluar në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve duke ditur se mbrojtja e tyre duhet ti kalojë atë, por edhe me fatin e panjohur të Sergio Ramos që duket se po kërkon largimin nga skuadra e tij pas skadimit të kontratës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat