Parashikimi i Platinisë

Futboll

Parashikimi i Platinisë

Më: 16 janar 2021 Në ora: 11:12
Parashikimi i Platinisë

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” jep parashikimin e tij për derbin e Italisë. Francezi, i cili gjatë karrierës së tij ka fituar tre “Topa Artë” kur luante me Zonjën e Vjetër, deklaroi se ndeshjen do ta vendosë CR7:

“Do të përfundojë 0-1 me gol të Cristiano Ronaldos. Portugezi është fenomenal, fantastik, me një fizik prej kafshe dhe shumë profesional. Ai mund të luajë me Dybalan dhe Moratan. Sulmuesit mund të jenë gjashtë, por e rëndësishme është që ata të marrin pjesë në lojë.”

65-vjeçari nuk i kursen fjalët pozitive edhe për Antonio Conten dhe Andrea Pirlon, ky kundërshtarët e mëdhenj në pankinat respektive.

“Më pëlqen Conte, është agresiv dhe gjithmonë në lëvizje. Ashtu si Pirlo ai do të duhet të bëjë rezultat, ata kanë skuadrat më të mira.

Andrea ishte trajner në fushë, pse nuk duhet të ishte në stol? Le t’i japim kohë, menaxhimi i situatës do të jetë i rëndësishëm. Kjo Serie A është shumë e luftuar, por mbajini sytë edhe nga Milani. Gjithmonë po merr rezultate të mira dhe nuk ndalet..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat