Lautaro ëndërronte të luante me Messin

Futboll

Lautaro ëndërronte të luante me Messin

Më: 16 janar 2021 Në ora: 11:13
Messi dhe Lautaro

Messi, kontrata e të cilit do t’i mbarojë në qershor, ishte i lidhur me një transferim të mundshëm në Inter verën e kaluar.

“Është e jashtëzakonshme të luash me të, ai është lojtari më i mirë në botë dhe jam me fat që të paktën kam luajtur me të në kombëtare. Ai është një inspirim për gjeneratat e reja”, u shpreh Lautaro.

I riu argjentinas është bërë figura kryesore e Interit dhe nuk po mendon aspak largimin, ai madje shpreson që të nënshkruajë një kontratë tjetër që do ta mbante atë në klub edhe pas vitit 2023.

“Jam i lumtur në Inter, Milano është një qytet i mirë. Përfaqësuesit e mi dhe të klubit janë në bisedime, jam i qetë. Dua që të jap gjithçka për Interin dhe pastaj mund të një arrijmë marrëveshje”.

Partneriteti mes Romelu Lukakus dhe Lautaros është zhvilluar shumë në muajt e fundit, e tani ata pritet që të startojnë të dielën kundër Juventusit.

“Ndjehem mirë me të në fushë dhe jashtë saj. Ai është një person shumë i mirë, flet 8 gjuhë të huaja dhe është i rëndësishëm për skuadrën”, u shpreh sulmuesi i zikaltërve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat