Nga Belgjika në Francë

Futboll

Nga Belgjika në Francë

Më: 17 janar 2021 Në ora: 12:29
Nga Belgjika në Francë

Pablo Chavarria, futbollist aktual i Malaga-s, ka luajtur për disa klube të rëndësishëm në karrierën e tij dhe ka vizituar disa vende të ndryshëm falë transferimeve të tij.

Nga Belgjika në Francë përveç Spanjës. Ka njohur shumë kampionate dhe ka shumë kujtime nga disa ndeshje. Në një intervistë të dhënë për YouTube Argentinos en Malaga, ai ka folur në mënyrë të veçantë për dy momente: një ndeshje e luajtur në Zenit, kur mbante fanellën e Anderlecht, dhe një ndeshje kundër Barcelona-s, kur luante me Mallorca.

“Mbaj mend një ndeshje kundër Zenit-it, kur isha tek Anderlecht”, ka thënë sulmuesi që ka luajtur për skuadrën belge nga 2010 në 2013. “Temperatura ishte -22 gradë. I ftohti ishte i padurueshëm që gjatë nxehjes. E ndjeja se këmbët më ishin ënjtur. Gjëja e pabesueshme ishte se tifozët ishin me gjoksin jashtë. Me sa duket janë mësuar me kohën”, ka thënë Chavarria.

Nga Rusia e ftohtë te Spanja dhe ajo prapaskenë me idhullin e tij Leo Messi: “E mbaj mend atë ditë. Nuk kisha luajtur asnjë minutë, por i kërkova fanellën Messi-t. E kam parë të kalojë para ndeshjes, kemi folur për pak”.

“Kishte një shprehje pak të ashpër në fytyrë, i kam thënë nëse pas ndeshjes mund të më jepte fanellën. Në fund, ai është kujtuar, më ka parë përsëri dhe ma ka dhënë. Për mua është një kujtim i paharrueshëm. Shumë i bukur”.

“Kam luajtur me dhe kundër disa lojtarëve shumë të mirë, por ai është më i mirë. Na ka shënuar 2 ose 3 gola kur isha te Mallorca dhe aty e kam kuptuar se ishte më i miri nga të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat