Antonio përfundon në “listën e zezë”, paguan 22.000 euro në vit për një Mercedes-Benz G63

Futboll

Antonio përfundon në “listën e zezë”, paguan 22.000 euro në vit për një Mercedes-Benz G63

Më: 22 janar 2021 Në ora: 09:04
Michail Antonio

Në ditën e Krishtlindjes së 2019-ës, ylli i West Ham, Michail Antonio, ka përplasur makinën e tij Lamborghini Huracan me disa kazanë plehrash.

Jo vetëm që ka prishur super makinën me vlerë 245 mijë euro, por ka përfunduar edhe në listën e zezë të kompanive të sigurimeve dhe tani paguan një shumë të çmendur për të t’i dhënë makinës së tij Mercedes-Benz G63.

“Këtë vit e kam patur të vështirë të siguroj makinën, – ka thënë sulmuesi 30-vjeçar në podcast-in On The Judy, – sepse askush nuk donte të më siguronte makinën”.

“Kam qenë i detyruar t’i drejtohem një kompanie sigurimesh të specializuar dhe për pasojë sigurimi im është një çmenduri”.

“Më kanë propozuar 10.000 sterlina (11.300 euro) për të siguruar një Audi A3, por tani kam një G63 dhe kështu çmimi është dyfishuar. Por preferoj të shpenzoj 20.000 sterlina (22.600 euro) dhe të kem një G63 sesa të paguaj 10.000 për një A3”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat