Xhemaili: Jam një tifoz i kuqezinjve

Futboll

Xhemaili: Jam një tifoz i kuqezinjve

Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:51
Xhemaili: Jam një tifoz i kuqezinjve

E njeh shumë mirë kampionatin italian dhe e di se çfarë duhet bërë për të arritur deri në fund dhe për të fituar titullin.

Blerim Xhemaili, ish-mesfushor i Napoli-t, Torino-s dhe Bologna-s, ka folur për Sky Sport në lidhje me luftën për titull në Serinë A dhe për momentin e Inter dhe Milan.

“Zikaltrit kanë një organikë më të madhe në krahasim me Milan dhe mund të ndërrojnë shumë lojtarë në çdo pozicion, dhe në një vit të veçantë si ky kjo mund të bëjë diferencën”, ka shpjeguar Xhemaili.

“Conte ka në dispozicion një mesfushë të pabesueshme që në vitet e kaluara e ka patur vetëm Juventus: Vidal ka gjetur formën më të mirë, Barella është i domosdoshëm, ndërsa Brozovic është i  pazëvendësueshëm”.

Pavarësisht nga kjo, mesfushori zgjedh Djallin:

“Unë shpresoj te Milan, sepse jam një tifoz i kuqezinjve që në fëmijëri. Mund ta fitojë titullin, veçanërisht tani që ka marrë Mandzukic, një lojtar që është mësuar të fitojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat