Lautaro dëshiron rinovimin, zbret kërkesat e larta të pagës

Futboll

Lautaro dëshiron rinovimin, zbret kërkesat e larta të pagës

Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:09
Lautaro dëshiron rinovimin, zbret kërkesat e larta të pagës

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka pranuar t’i zbres kërkesat për pagë në mënyrë që të rinovojë me klubin.

Reprezentuesit e argjentinasit do të takohen me “Neurazzurët” për të diskutuar rinovimin e kontratës.

Sipas Il Corriere dello Sport, marrëveshja e re është për një vit, që do e mbajë deri në qershorin e vitit 2024 me klauzolë të njëjtë, pra 111 milionë euro.

Por, Lautaro thuhet se ka pranuar pagë prej 5 milionë euro, që është me e ulët se kërkesa e lojtarit që ishte 7 milionë euro për sezon.

Barcelona verën e kaluar Martinezit i ofroi dyfishin, por tani skenari ka ndryshuar plotësisht.

23-vjeçari thuhet se është i lumtur në “San Siro” dhe është i hapur për qëndrimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat