Kampionati Evropian do të zhvillohet në 12 vende

Futboll

Kampionati Evropian do të zhvillohet në 12 vende

Më: 27 janar 2021 Në ora: 19:42
Kampionati Evropian do të zhvillohet në 12 vende

Presidenti i UEFA-së, Aleksandar Ceferin ka shprehur optimizmin e tij se Kampionati Evropian "Euro 2020" do të zhvillohet në 12 vende, ashtu siç është planifikuar fillimisht.

Slloveni iu drejtua publikut pas takimit ku morën pjesë drejtuesit e UEFA-së dhe drejtuesit e KON-it.

Këtu u diskutua në lidhje me organizimin e Kampionatit Evropian.

"UEFA është e vendosur ta organizojë 'Euro 2020' në 12 vende ashtu siç është planifikuar para pandemisë. Evropiani është gara kryesore në futbollin evropian", ka thënë Ceferin.

Njeriu i parë i UEFA-së shtoi se në fillim të prillit, do të dihet më shumë nëse audienca do të jetë në gjendje t'i ndjekë nga afër ndeshjet.

Kampionati Evropian i këtij viti pritet të nis nga 11 qershori deri më 11 korrik të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat