Leeds United bllokon Alioskin, ishte në bisedime me Galatasarayn

Futboll

Leeds United bllokon Alioskin, ishte në bisedime me Galatasarayn

Më: 28 janar 2021 Në ora: 21:03
Ezgjan Alioski

Mediat nga Turqia shkruajnë se Leeds United ka bllokuar Ezgjan Alioskin që të largohet nga klubi këtë muaj.

Sipas Haberturk, 28-vjeçari ishte një shënjestër të Galatasaray, por Marcelo Bielsa personalisht ndërhyri për ta parandaluar atë të bënte lëvizjen këtë muaj drejt kampionatit turk.

Megjithatë, nëse një marrëveshje e re mes shqiptarit dhe Leedsit, nuk dihet se a do të nënshkruhet.

Ai mbetet pa kontratë në verë dhe mediat shkruajnë që bisedimet ishin hapur tashmë midis përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit turk.

Alioski ka qenë një lojtar i rregullt i Bielsas në formacion këtë sezon, duke luajtur në 17 ndeshje në Ligën Premier, 14 prej tyre si startues.

Duke parë që trajner i tij e do aq shumë dhe e fut shpesh në lojë, Leeds do t’i ofrojë një rinovim për të mos e lënë të largohet nga “Elland Road”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat