Liverpooli shtang Tottenhamin në Londër

Futboll

Liverpooli shtang Tottenhamin në Londër

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2021 Në ora: 22:49
Liverpooli shtang Tottenhamin në Londër

Kampioni në fuqi, Liverpooli, shtang Tottenhamin, duke e mposhtur me rezultat 3:1 në  Londër.

Në fund të pjesë së parë (45+4’), futbollisti Firmino kalon në epërsi "Reds-at", ndërsa Alexander-Arnold realizon për 0:2 në minutën e 47-të.

Pas dy minutave përkatësisht në minutën e 49-të, Hojbjerg shënon gol të bukur nga rreth 18-19 metra, 1:2.

Mane thellon fitoren në 1:3 në minutën e 65-të.

Image

Pas javës së 20-të në Premier League, Manchester City (një ndeshje me pak) kryeson me 41 pikë, pasojnë Manchester Utd me 40, Leicester City 39, Liverpool 37, West Ham 35, Totteham 33 (një ndeshje me pak), Everton 33 (dy ndeshje me pak), Chelsea 30, Arsenal 30 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat