Reali me disa mungesa kundër Levantes

Futboll

Reali me disa mungesa kundër Levantes

Më: 30 janar 2021 Në ora: 13:47
Reali me disa mungesa kundër Levantes

Është publikuar tashmë lista e lojtarëve të ftuar nga Real Madridi për sfidën e sotme që do ta zhvilloje në “Di Stefano” kundër Levantes.

Përveç mungesës së madhe jashtë fushe, Zinedine Zidane, që është prekur nga COVID-19, do të mungojnë edhe disa futbollistë.

Kapiteni Sergio Ramos vazhdon të ketë probleme dhe nuk është i gatshëm për këtë takim, ashtu si Dani Carvajal.

Nacho do të jetë mungesa tjetër në repartin e mbrojtjes.

Derisa në mesfushë mungon Fede Valverde.

Ne pjesën e sulmit, s’do të jenë të gatshëm Lucas Vasquez dhe Rodrygo, raporton Gazeta Express.

Portierët: Courtois, Lunin dhe Altube.

Mbrojtësit: E. Militão, R. Varane, Marcelo, Odriozola, F. Mendy dhe Chust.

Mesfushorët: Kroos, Modrić, Casemiro, Isco, Arribas dhr Blanco.

Sulmuesit: Hazard, Benzema, Asensio, Vini Jr. dhe Mariano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat