Mirabelli shuan ëndrrat e Milanit

Futboll

Mirabelli shuan ëndrrat e Milanit

Më: 30 janar 2021 Në ora: 14:09
Mirabelli shuan ëndrrat e Milanit

Massimiliano Mirabelli nuk beson se Milan mund ta fitojë titullin.

Ish-drejtori sportiv i kuqezinjve, në pritje të një detyrë të re, ka folur për  TMË në lidhje me luftën për titull në Serinë A.

“Calhanoglu, Kessie dhe Donnarumma? Milan-i duhet të rinovojë kontratat e tyre. Shpresoj të arrijnë një marrëveshje, përndryshe do të ishte një dëm i madh”, ka thënë Mirabelli.

“Titulli? Ka skuadra të tjera më të kompletuara se Milan-i. Më duket e vështirë”, ka përfunduar ish-drejtuesi i milanezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat