Lukaku për mosmarrëveshjen me Ibran: Ai dëshiron të më takoj, nuk ka asgjë mes nesh!

Futboll

Lukaku për mosmarrëveshjen me Ibran: Ai dëshiron të më takoj, nuk ka asgjë mes nesh!

Më: 30 janar 2021 Në ora: 14:13
Lukaku-Ibra

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka reaguar pak ditë pasi një zënke të vogël që kishte në fushë me Zlatan Ibrahimovicin.

Në takimin Milan – Inter u tha se Zlatan e fyu në baza racore sulmuesin belg, por ky i fundit përmes një reagimi ka sqaruar gjithçka se ata janë shokë të mirë dhe se nuk ak dëgjuar ndonjë fyrje nga Zlatan.

“Ajo që ndodhi midis Zlatan dhe meje është ujë nën urë tani. Ishte një lojë e madhe, një moment i madh për të dy ekipet. Pas ndeshjes ne thirrëm njëri-tjetrin ne biseduam për këtë dhe të dy ishim të qetë. Por unë e njoh Zlatan si person dhe si ish shok i ekipit. I pëlqen të sundojë, ai më pyeti se çfarë fjalësh raciste përdori për të më sulmuar. Unë me të vërtetë nuk mbaj mend një fjalë raciste nga goja e tij, por ishte më shumë lufta në terren midis dy skuadrave.

Ai kërkoi të takohej me mua në Milano Center për të mbajtur një bisedë, por unë refuzova sepse kjo do të thotë që unë do të thyej protokollet e Covid19. Po Ai është me të vërtetë i etur të takohet me mua në Kafenet e Milanos ose diku në rrugë të qetë për të biseduar”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat