Drita pëson humbje të ngushtë

Futboll

Drita pëson humbje të ngushtë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 16:59
Drita pëson humbje të ngushtë

Drita ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë miqësore në Antalya.

Skuadra gjilanas është mposhtur nga ekipi rus Chayka me rezultat të ngushtë 3-2.

45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan me epërsinë e klubit rus 2-0, ndërsa me të filluar pjesa e dytë Chayka realizuan edhe njëherë për 3-0.

Drita u rikthye në lojë, kur fillimisht Fidan Gërbeshi nga penalltia e ngushtoi epërsinë.

Ndërkohë më vonë djelmoshat e Ardian Nuhiut realizuan edhe një gol për rezultatin përfundimtar 3-2.

Vlen të theksohet se trajnerët e të dyja skuadrave inkuadruan të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion në këtë sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat