Dilaver: Mungesa e golit? Prioritet rezultatet e skuadrës

Futboll

Dilaver: Mungesa e golit? Prioritet rezultatet e skuadrës

Më: 30 janar 2021 Në ora: 17:18
Dilaver: Mungesa e golit? Prioritet rezultatet e skuadrës

Haris Dilaver vendosi ndeshjen e parë mes Vllaznisë e Partizanit, me një gol të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa sot ishte në krah të trajnerit Thomas Brdaric në konferencën e zakonshme për shtyp.

Sulmuesi boshnjak pranoi se nuk ka pasur marrëdhënie të mirë me golin në javët e fundit, por theksoi se prioritet është rezultati i skuadrës dhe se është gati të sakrifikojë për të ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave.

Kohët e fundit nuk keni pasur marrëdhënie të mira me golin…
Është e vërtetë që nuk kam shënuar gola kohët e fundit, megjithatë nuk jam këtu të realizoj gola për vete por t’i shërbej Vllaznisë. Ju kërkoj ndjesë për këtë. Është e rëndësishme që ekipi luan mirë, të renditemi të parët dhe të ruajmë diferencën e pikëve. Besojmë se mund të arrijmë diçka të madhe këtë sezon.

Keni vrapuar pa fund dhe jeni sakrifikuar jo pak në fushë…
Ne nuk mund të zhgënjemë trajnerin, pasi na ka dhënë besimin e tij. Zbatojmë urdhrat e tij dhe ndonjëherë i kapërcejmë kapacitetet tona. Ai e meriton, pasi përkushtohet që ne të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje që kemi.

Ju vjen keq që nuk keni arritur të shënoni javët e fundit?
Rëndësi ka që jemi të parët. Nëse unë do të shënojë 15 gola dhe do të ishim në vend të fundit, nuk besoj se ju do të ishit të kënaqur. Kemi shembullin konkret, Vllaznia është e para, jemi të shkëputur me 9 pikë dhe unë nuk kam shënuar gola. Gjithsesi ka realizuar Ardit Hoxhaj dhe është shënuesi më i mirë. Unë jam shumë i kënaqur për të, pasi kemi luajtur mirë dhe jemi të parët. Gjithashtu mundohemi të gëzojmë tifozët, që i përshëndesim përzemërsisht.

Ndeshjen e parë ndaj Partizanit e vendosët ju me golin e shënuar. A do të donit një tjetër gol nesër?
Shpresoj dhe ju lumtë goja. Uroj të përsëritet i njëjti faj. Do bëj maksimumin, siç kam bërë çdo ndeshje dhe do mundohem të mos ju zhgënjej.

A besoni se skuadra i ka mundësitë të marrë një tjetër fitore nesër?
Ne e dimë që Partizani është një ekip i fortë dhe nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Gjithsesi kemi edhe ne pikat tona të forta dhe lojtarë cilësorë, të cilët mund të bëjnë edhe diferencën. Shpresojmë të fitojmë. Kemi marrë edhe disa lojtarë cilësorë, të cilët i kam parë vetë në fushë. Kjo rrit konkurrencën dhe është gjë e mirë. Mendoj se nga prurjet e reja do të kemi edhe suksese. Ju premtoj dhe do mundohemi që nesër të fitojmë dhe të sjellim tre pikë të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat