Limaj: I lumtur për golat

Futboll

Limaj: I lumtur për golat

Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:12
Limaj: I lumtur për golat

Vesel Limaj luan sezonin e tij të katërt në radhët e skuadrës së Kukësit, ndërsa është duke u kthyer në një lider, jo vetëm në mesfushë, por dfuke I dhënë edhe pikë të rëndësishme skuadrës verilinodre.

Ka shënuar në Korçë në sfidën e sotme duke i hapur rrugë suksesit kuksian, ndërsa, në “gol pas goli” në “Supersport”, mesfushori që në vendin tonë erdhi për llogari të Bylisit dhe më pas u bë pjesë e kuksianëve ka pohuar: “Kemi kaluar një kohë të vështirë, shpresojmë të vazhdojmë kështu, shënuam herët e na dha qetësi, pastaj erdhi i dyti e ishim më të qetë”.

“Sot më vendosi trajneri pak më në krah për të mbështetur sulmin dhe u shpërblye”.

“Trajenri ka futur një frymë pozitive në ekip, taktikisht besoj kemi qenë shumë mirë, kemi mbajtur ekuilibrin dhe këtë e tregoi rezultati 4 – 0. Besosj se ka qenë një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë”.

“Kemi lojtarë shumë cilësorë që mund të luajnë në dy apo tri pozicione. Por kjo nuk ka rëndësi, ka rëndësi që të fitojmë ndeshjet”.

“Më i fortë ky Kukës apo i kaluari? Nuk mune ta them, edhe vjet ishti i mirë, edhe këtë vit. Nuk e kemi nisur mirë kampionatin por shpresojmë të na ecë pozitivisht, na presin shumë ndeshje e të vazhdojmë kështu”.

“Më e mira është të mos pësojmë gola, por kështu e ka futbolli”, – tha Limaj pas ndeshjes në Korçë me vendasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat