E njeh mirë suedezin, trajneri serb provokoi Ibrën

Futboll

E njeh mirë suedezin, trajneri serb provokoi Ibrën

Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:30
E njeh mirë suedezin, trajneri serb provokoi Ibrën

Milani është duke u përballur kundër Bolonjës në transfertë, ndërsa shifrat janë në favor të kuqezinjëve të cilët po fitojnë 0:2.

Arbitri ka akorduar 2 penallti në favor të skuadrës që drejtohet nga ana e Piolit. Në minutën e 26 do të ishte Zlatan Ibrahimoviç që mori përsipër ekzekutimit. Në atë moment, trajneri i Bolognas, Sinisha Mihajlloviq, i është drejtuar portierit Skorupski: “Mos u shqetëso se nuk di t’i gjuaj”.

Kështu do të ndodhte pasi goditja e sulmuesit suedez është pritur nga portieri i Bolognas, i cili nuk mund të bënte asgjë pasi Rebiç e dërgoi topin në rrjetë pas grushtimit të 11-metërshit.

Në penalltinë e dytë që u fitua nga Milani, Pioli zgjodhi Kesie që e mposhti Skorupskin pa probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat