​Me këtë lëvizje Bardhi e hutoi mbrojtjen e Real Madridit te goli i fitores

Futboll

​Me këtë lëvizje Bardhi e hutoi mbrojtjen e Real Madridit te goli i fitores

Më: 30 janar 2021 Në ora: 19:04
Enis Bardhi

Real Madridi ka pësuar një humbje tjetër në La Liga duke u mposhtur si vendas nga Levante në kuadër të xhiros së 20-të.

Përjashtimi me karton të kuq i Eder Militaos që në minutat e parë të ndeshjes ia vështirësoi tej mase punët skuadrës së Zinedine Zidane dhe në fund pësuan disfatë me rezultat 2-1.

Enis Bardhi pati një paraqitje fantastike në këtë ndeshje dhe ishte ai asistuesi tek goli i fitores.

Pas një goditje të shkurtuar nga këndi, Bardhi bëri një lëvizje mashtruese duke e mashtruar mbrojtjen e Real Madridit dhe më pas pasoi tek Marto Roger i cili realizoi për 2-1 dhe fitoren e Levantes.

Ky ishte momenti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat