Marotta flet për të gjitha

Futboll

Marotta flet për të gjitha

Më: 30 janar 2021 Në ora: 22:50
Giuseppe Marotta.

Paolo Maldini i kishte dal në mbrojtje Zlatan Ibrahimovicit, duke thënë se nuk është aspak racist dhe se thjesht u ka dalë në mbrojtje shokëve të tij, të sulmuar nga Romelu Lukaku, por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i administratorit të Interit, Giuseppe Marotta.

Pak minuta para ndeshjes me Beneventon ai foli për mediat italiane, ku e quajti një shfaqje të turpshme sherrin mes dy sulmuesve, por theksoi se Lukaku nuk është futbollist agresiv.

“Nuk dua të bëj polemikë me Maldinin, por pamjet janë aty dhe të gjithë e panë se çfarë ndodhi mes të dyve. Për më tepër, Lukaku nuk është një futbollist agresiv dhe për këtë dëshmon vetë historiku i karrierës së tij”.

“Gjithsesi vlen të theksohet se ishte një shfaqje e shëmtuar për publikun dhe se ne drejtuesit duhet të punojmë më shumë për të edukuar lojtarët tanë”, ka thënë Marotta.

Më pas drejtuesi i zikaltërve foli edhe për zërat e një shkëmbimi të mundshëm mes Alexis Sanchez dhe Edin Dzekos.

“Shkëmbimi Dzeko-Sanchez ishte një ide që u venit pa nisur të diskutohet mirë. Ne nuk kemi asnjë të pakënaqur në organikë dhe kështu mund të them me siguri që do ta mbyllim sezonin me këta futbollistë”.

Marotta e konfirmoi se marrëveshja për rinovimin e Lautaro Maritez është arritur, por do të nënshkruhet më vonë.

“Sa i përket rinovimit të Lautaros, kemi rënë parimisht dakord me menaxherët e tij, por firma do të vijë më vonë, pasi tani shoqëria po përballet me një situatë tjetër”.

“Ne besojmë te profesionalizmi i futbollistëve tanë dhe ata besojnë gjithashtu te serioziteti i klubit, ndaj disa diskutime i kemi shtyrë për një tjetër moment”, ka thënë Marrota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat