Tri javë pa shënuar në Serie A, mediumi italian zbulon ndryshimin e Ronaldos

Futboll

Tri javë pa shënuar në Serie A, mediumi italian zbulon ndryshimin e Ronaldos

Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:22
Cristiano Ronaldo

Që nga 10 janari, kundër Sassuolo, Cristiano Ronaldo nuk e ka gjetur mënyrën për të shënuar në kampionat.

Tre javë dhe tre ndeshje më parë ishte goli i tij i fundit në Serie A.

Por, gazeta italiane, Corriere di Torino në ballinën e sotme tregon se puna e kampionit portugez ka ndryshuar dhe mbetet po aq e vlefshme.

“Një Ronaldo i ri për Juven e zakonshëm”, titullon shkrimin gazeta, duke folur për ndryshimin e portugezit.

Sipas mediumit, CR7 ka qëndruar jashtë zonës dhe ka bërë disa pasime kyçe ndaj Sampdorias, duke mos pasur qëllim golin, por ndihmën e bashkëlojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat