Një ndryshim  i papritur

Futboll

Një ndryshim  i papritur

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:50
Një ndryshim  i papritur

Një ndryshim  i papritur ka ndodhur te skuadra e Serisë A, Specia. Këta të fundit u ngjitën në elitën e futbollit italian këtë sezon, me presidentin Gabriele Volpi që këtë arritje të klubit e shijoi për herë të parë.

Megjithatë thuhet se tani ky i fundit ka marrë një vendim të papritur, teksa ka vendosur të shesë aksionet e klubit. Volpi është në bisedime të avancuara me një fond amerikan, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Marrëveshja duket shumë afër dhe në ditët e ardhshme pritet të vijë zyrtarizimi.

Në këtë situatë, Specia do bëhej klubi i 6-të me pronarë amerikanë, pas Milanit, Romës, Bolonjës, Parmës dhe Fiorentinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat