Muriqi shënon, Gjimshiti me Atalantën mposhten

Futboll

Muriqi shënon, Gjimshiti me Atalantën mposhten

Nga: Kemajl Goca Më: 31 janar 2021 Në ora: 16:45
Muriqi shënon, Gjimshiti me Atalantën mposhten

Atalanta si vendase mposhten me rezultat 3:1 nga Lazio, në kuadër të javës së 20-të të Serie A në futboll.

Berat Gjimshiti u paraqit standard me Atalantën por hasën në një rival të fortë, siç është Lazio.

Marushiq në minutën e 3-të, Correa në atë të 51-tën dhe Vedat Muriqi në minutën e 82-të, shënuan për Lazion.  

Në minutën e 79-të Pashaliq shënon për Atalantën. Muriqi u aktivizua në minutën e 80-të dhe i mjafton që të realizon pas dy minutave.

Atalanta bie në pozitën e gjashtë me 36 pikë, kurse Lazio është një pozitë me lart me 37 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat