Marko Van Basten Çema rikthehet te Partizani

Futboll

Marko Van Basten Çema rikthehet te Partizani

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 07:40
Marko Van Basten Çema

Marko Van Basten Çema është transferuar te skuadra e Partizanit.

Sulmuesi 23-vjeçar, i cili ka veshur fanellën e kuqe edhe në akademinë e skuadrës së Partizanit, ka firmosur me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja për të luajtur për pjesën tjetër të sezonit.

Ka qenë vetë klubi i Partizanit që e ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit.

Më parë Çema ka qenë pjesë e Kukësit, Dinamos, Erzenit dhe Internacionalit.

Duke parë karakteristikat e tij dhe gjatësinë, për teknikun Ilir Daja është një përforcim i duhur për sulmin e ekipit të kuq.

Çema mund të përdoret edhe nga Partizani B, që militon në Kategorinë e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat