Dortmund pas 120 minutave rrëzon Paderbornin, Werderi kualifikohet në çerekfinale!

Futboll

Dortmund pas 120 minutave rrëzon Paderbornin, Werderi kualifikohet në çerekfinale!

Nga: K.Goca Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 22:41
Dortmund pas 120 minutave rrëzon Paderbornin, Werderi kualifikohet në çerekfinale!

Skuadra e Dortmundit hoqi goxha shumë për të arritur në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë. 

Verdhezinjtë pas 120 minutave u kualifikuan, pasi që takimi në kohën e rregullt përfundoi baras (2:2) në duel me Paderbornin.

Pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta verdhezinjtë shënuan fitore me rezultat 3:2, duke e rrëzuar rivalin nga Kupa. Mysafirët luftuan deri në pikën dhe gati sa befasuan Dortmundin në “Signal Iduna Park” .

Për verdhezinjtë shënuan Can (6'), Sancho (16'), Haaland (96’) dhe për Paderbornin realizuan Justvan (79') e Owusu (90+8 nga penalltia). 
Werder Bremeni triumfon me rezultat 2:0 ndaj Greuther Furth-it.

Mohwald (12') dhe Agu (73') shënuan për Werderin. Futbollisti Milot Rashica u paraqit standard për Werderin dhe u zëvendësua nga minuta e 69-të. 

Dortmundi dhe Werderi kualifikohen në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat